16 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Gashi: Dështimi më i madh i BE-së ka qenë Marrëveshja e Ohrit

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi, gjersa ka folur në lidhje me ndërmjetësimin e BE-së në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dështuar në Ohër.

Gashi ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit ishte një dështim i madh i ndërmjetësimit evropian dhe u realizua vetëm pas ndërhyrjes së SHBA-ve.

Ai ka shprehur skepticizmin e tij në lidhje me rolin e BE-së dhe Borrellit në procesin e dialogut, duke pyetur se si do të përfshihen SHBA-të në këtë proces dhe nëse do të kenë një qëndrim të fortë për zbatimin e Marrëveshjes.

“Unë nuk shoh një angazhim ekstrem serioz të SHBA-së në këtë proces, po i shoh sikur po i shkojnë mbas BE-së, po flasin po japin deklarata të mëdha por nuk po shoh seriozitet”, ka deklaruar Gashi.

Analisti gjithashtu ka shprehur dyshimin e tij në fuqinë e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi dhe e ka quajtur “krejt qesharak në ndonjë rast.”

“Në raport më dialogun, shtrohet pyetja cila do të jetë involvimi i SHBA-së, përndryshe Borrell ka dështuar edhe në Ohër, dështimi më i madh i ndërmjetësimit evropian ka qenë Marrëveshja e Ohrit, e cila në fudn të fundit është bërë një gysmë marrëveshje por pas insistimit dhe ndërhyrjes së amerikanëve. Kështu që unë nuk kam ndonjë shpresë që BE-ja, Borrell e Lajçak kanë me arrit me pas ndonjë ndikim te cilado palë. Përfshirë këtu edhe tek kryeministri Kurti për me i shty proceset përpara. Tash cila do të jetë përfshirja e SHBA-së është pikëpyetja edhe pyetja që e kemi për në shtator. Nëse SHBA-ja do të jenë më të prera në qëndrimet për zbatimin e marrëveshjes apo do të jenë si të themi ashtu gjysmë- gjysmë sikur tash”, është shprehur ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit