-6.8 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Gashi: Besnik Mujeci i cili u arrestua për drogë ka qenë disa herë në kampin Belvedere të Policisë

- Advertisement -

Një deklaratë mjaft shqetësuese e ka dhënë mbrëmë në emisionin “Debat Plus, analisti Dardan Gashi, ku ka thënë se Besnik Mujeci – ish asamblisti i VV-së në Prishtinë, i arrestuar për drogë – disa herë ka qenë në kampin Belvedere të Policisë [vend ky ku bëhet monitorimi i aksioneve të Policisë së Kosovës], shkruan Periskopi.

Sipas Gashit, çdo veprim që e ka bërë kryeministri Kurti “e ka hallakat sistemin edhe e ka bë më keq për Kosovën”.

“Cdo veprim që e ka bë Kurti, e ka hallakat sistemin edhe e ka bo më keq për Kosovën. Por, tash është edhe një aspekt tjetër sepse ndikimet që është tu i marrë Qeveria Kurti në Polici ka filluar me humb besimin edhe te NATO, si partner që e ka pasë gjithmonë”, thotë Gashi.

Tutje, Gashi vazhdon ta shpjegos rastin se si ish-asamblisti i VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci, ka qëndruar disa herë në Kampin Belvedere të Policisë.

“Unë kam dëgju prej burimeve shumë serioze këto ditë, diçka shumë shqetësuese ku përfshihet Besnik Mujeci. Paramendo asamblist i Komunës së Prishtinës shkon edhe rrin kur t’i teket në kampin Belvedere, në dhomën e situatave që është vendi më i klasifikuar në Kosovë. Besnik Mujeci ka qenë disa herë para se me u arrestu atje. Për me e kuptu shkuesit se cka është kampi Belvedere, aty janë kamerat LIVE të Policisë së Kosovës nëpër të gjitha pikat kufitare, nëpër të gjitha aksionet që i bëjnë. Dhomë e situatave për shumë aksione të policisë së Kosovës. Çka lypin këta njerëz aty?! Dhoma e situatave është aty ku live i përcjell aksione të Policisë, përcjell situatën në kufi. Çka lyp një narkotrafikant në kohën e ministrit Svecla nëpër dhoma të tilla të policisë, ku aty ka punë dogana dhe ka punë policia. E kam këtë prej njerëzve të shqetësuar që nuk munden me e thanë këtë, por që e them unë edhe le të merren me kush është përgjegjës për atë punë”, tha ai.

“Kjo nuk është e gjitha”, sipas Gashit. Ai thotë se ka edhe zv.ministra të Qeverisë Kurti që nuk kanë asnjë arsye me qenë në ato dhoma të policisë e qëndrojnë aty.

“Por, nuk është vec ky. Ky është për skandalizim, mirëpo ka shumë e shumë zv.ministra të Qeverisë Kurti ku nuk kanë asnjë arsye që me qenë në ato dhoma të policisë. Edhe shkojnë në mënyrë të vazhdueshme, natyrisht ministri Svecla që ka dhomë të vetë aty, që nuk e di ministra të tjerë a e kanë pasë dhe a e përdorin. Por, po ua them këtë si një fakt shqetësues që partner ndërkombëtarë bashkëpunojnë me Polici të Kosovës e dijnë këtë punë, që ato informata rrjedhin majtas e djathtas, e më pas disa aksione dështojnë në veri”, përfundon z. Dardan Gashi.

Kujtojmë se ish-asamblisti i VV-së u kap në Tiranë me një dërgesë të dyshuar narkotike prej 11,300 tabletash të llojit ‘ekstazi MDMA’, me peshë 5.093 kilogramë, vlera e të cilave në treg është rreth 400 mijë euro.
Për Mujecin ky ishte mandati i dytë si asamblist. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ai kishte fituar 608 vota, kurse në ato të 2017-ës, Mujeci ka marrë 616 vota.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit