26.1 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Gashi: Albulena Haxhiu me dorëheqjen e Bashës bëhet kryetare e Kuvendit

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi në “Debat Plus” ka deklaruar se me dorëheqjen e Dimal Bashës nga pozita e kryetarit, nënkryetarja Albulena Haxhiu automatikisht bëhet kryetare e Kuvendit.

“Albulena Haxhiu me një dorëheqje të Dimal Bashës bëhet kryetare e Kuvendit. Ditën e mirë… Nëse ti veçse e ke bllokuar Kuvendin gjashtë muaj, të paktën bëj një zgjedhje dinjitoze. Por jo, ti e ke bllokuar gjashtë muaj për të ardhur në një zgjedhje më të keqe të mundshme”, tha Gashi, duke shtuar se nuk është duke e kritikuar Vetëvendosjen, pasi ajo e ka vazhduar rrugën e vet.

Ai ndër të tjera ka akuzuar Ramush Haradinajn për ndihmë ndaj, siç u shpreh ai, “Albin Serbisë”.

“Tash ju keni pas njerëz në pjesën e ish-opozitës të cilët kanë thënë në adresë të Fatmir Limajt se kush e ndihmon Albin Serbinë, i ndihmon Serbisë. Tash sot këta që i kanë ndihmuar Albin Serbisë a i kanë ndihmuar Serbisë? Duhet me iu përgjigj këtyre pyetjeve këta zonja dhe zotërinj kur kanë dhënë këso deklarata”, tha Gashi.

Të ngjashme

Të fundit