Argjentinasi Alejandro Garnacho ka fituar çmimin ‘Goli më i mirë i sezonit’ në Premierligë falë super golit që ka shënuar ndaj Evertonit vitin e kaluar.
Ky gol që tashmë është shpallur më i miri i sezonit, ishte emëruar si goli më i mirë i muajit nëntor.
Goli që kishte shënuar Garnacho ishte pothuajse i ngjashëm me atë që kishte shënuar Wayne Rooney ndaj Manchester Cityt dhe që konsiderohet si goli më i mirë në histori të Premierligë.