Home Sport Garë plotësisht e hapur për titullin kampion në Spanjë

Garë plotësisht e hapur për titullin kampion në Spanjë

0

Barazimi 1-1 në derbin e kryeqendrës spanjolle, i dha mundësi Barcelonës të rikthehet fuqishëm në luftë për titullin kampion në La Liga.

Barcha fitoi 4-1 në tokën e Sevillas dhe kapi shifrën e 48 pikëve, vetëm dy më pak se lideri, Real Madridi, e një më pak se Atletico.

Këta të fundit xhiron që vjen, do të jenë nikoqirë të Celta Vigos, kurse katalunasit e presin Rayo Vallecanon.

Nga ana tjetër, Reali udhëton te Osasuna.

Përballja direkte mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, është e rezervuar për datën 16 mars, në xhiron e 28-të, kurse më 11 maj, katër javë para se të mbyllet krejt edicioni 2024/25, në stadiumin “Camp Nou” zhvillohet “EL CLASICO”.

A do të ketë deri atëherë shkëputje të njërës apo tjetrës skuadër, mbetet të shihet, por ajo që tani për tani dihet, është fakti se gara mbetet e hapur me vetëm dy pikë dallim, nga vendi i parë te i treti.

Exit mobile version