15 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Garë e pabesueshme për Scudetto deri në fund, Napoli dhe Interi me 1 pikë diferencë – orari dhe finalja e mundshme

- Advertisement -

Kanë mbetur vetëm dy xhiro në Serie A për t’u luajtur dhe diferenca në krye të tabelës është vetëm një pikë, prandaj më poshtë i gjeni përballjet e Napolit dhe Interit, plus pse mund të kemi një play-off për Scudetton. 

Gara për titull mori një tjetër kthesë të habitshme sot, sepse Interi fitoi 2-0 kundër Torinos , por Napoli dështoi të kundërpërgjigjej, duke barazuar në shtëpi 2-2 me Genoan. Kjo do të thotë që epërsia e tyre në krye është ulur nga tre pikë në vetëm një. 

Kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur dhe të dyja kanë potencial për Scudetto. 

Napoli do të vizitojë skuadën e Parmës që ende lufton për të shmangur rënien nga kategoria, dhe më pas do ta përfundojë sezonin duke pritur Cagliarin, të cilët përsëri nuk janë të sigurt ende. 

Interi ka një ndeshje shumë më të vështirë fundjavën e ardhshme, duke mirëpritur Lazion në shtëpi, dhe më pas luan jashtë fushe kundër Comos, e cila është në formë të mirë me Cesc Fabregas. 

Në Serie A këtë sezon, ekziston një dispozitë që nëse dy ekipe përfundojnë të barabarta në krye të tabelës, do të ketë një ndeshje finale për Scudetto. 

Kjo do të ishte një ndeshje e vetme, me shumë mundësi e luajtur në fushë neutrale në “Olimpico” në Romë. 

Ka pasur vetëm një ndeshje play-off për Scudetto në histori, ku përfshihej edhe Interi, kur ata humbën ndaj Bolognas në vitin 1964. /Telegrafi/ 

 

Të ngjashme

Të fundit