KQZ-ja ka publikuar të dhënat e fundit nga numërimi në Istog, ku deri më tash janë numëruar rreth 68% e votave.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 35.73% apo 4 mijë e 666 vota. Kurse, LDK-ja është 35.25% apo 4 mijë e 603 vota.
Pra, dallimi mes partisë së parë dhe të dytë ësht jo më shumë se 63 vota.
PDK-ja ka 11.95% apo 1 mijë e 560 vota, ndërsa AAK/NISMA kanë 7,94% ose 1037 vota.