8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Gardianët serbë e kanë shti me pastru gjakun e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës”- Flet shoku i ngushtë i Faton Hajrizit

- Advertisement -

 

Një nga shokët e Faton Hajrizit, Erkin Morina ka treguar për Gazetën Insajderi se si ishte maltretuar Fatoni gjatë kohës sa e ka vuajtur dënimin në Burgun e Mitrovicës së Veriut.

Ai ka thënë për Insajderin se gardianët serbë e kanë detyruar Fatonin t’i pastrojë bodrumet që ishin të mbushura me gjakun e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“Marrëdhënia ime me FAtonin ka qenë në kohën kur ai është burgosur në vitin 2000. Unë në atë kohë kam qenë nën autoritetin e UNMIKUT. Fatoni në atë kohë ka qenë në moshën 15 vjeçare. Në atë moshë dyshohej për vrasjen e një rusi. Atij i është mohuar e drejta ta vuaj dënimin në burgun që i përket moshës së tij. Ai është transferuar në burgun e Mitrovicës Veriore. Atje kanë qenë të vendosur kriminel më të mëdhenj të luftës. Aty ka pas edhe gardian nga shumica serbë. Një rast që fatoni kishte treguar, ka qenë edhe detyra që i ishte dhënë për pastrimin e podrumeve që ishte i mbushur me gjak të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Këtu ka filluar maltretimi i tij psiqik” ka deklaruar Morina.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit