16.7 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Gara: Serbia për arsye politike, po e vonon zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

- Advertisement -

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se Serbia po vazhdon të pengojë procesin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Gara në intervistë për Ekonomia Online tha se institucionet e Kosovës kanë trajtuar vazhdimisht çështjen e të pagjeturve si një prioritet dhe se Serbia po e politizon këtë temë.

“Ajo që mund të thuhet është fakti që institucionet e Kosovës, Komisioni qeveritar, delegacioni i Kosovës dhe gjitha institucionet e shtetit, në vazhdimësi kanë adresuar çështjen e personave të zhdukur si çështje prioritare. Pashmangshëm pothuajse në të gjitha takimet e edhe të nivelit dialogues, por edhe trajtimet e tjera të nivelit të lartë. Edhe në takimin e fundit pashmangshëm një nga çështjet e adresuara me shumë prioritet mbetet çështja e personave të zhdukur.

“Në mënyrë të veçantë këtë rast edhe në përpjekje për të zbatuar deklaratën e datës 2 maj 2023, po edhe në kuptim të funksionalizimit të Komisionit të përbashkët, të cilin një nga përgjegjësitë kyç të këtij Komisioni, siç është theksuar edhe nga Andin Hoti, kryetar i Komisionit, do të ishte edhe monitorimi i zbatimit të vetë deklaratës. Fatkeqësisht edhe në takimin e fundit, bazuar edhe në deklarimet e zëvendëkryeministrit Bislimi, por edhe në reagimin e kryetarit të Komisionit, zotit Hoti, Serbia jo që nuk ka vepruar në kuptim të zbatimit të deklaratës apo edhe të funksionalizimit të funksionit të përbashkët siç parashihej në deklaratë. Përkundrazi, ka kërkuar mundësinë e rishikimit të termave të referencës që kanë hyrë në fuqi qysh në dhjetor të vitit 2024”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit