7.6 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Gara për të parin e Fushë Kosovës, Osmani i LDK-së: Përkrahja nga qytetarët po rritet çdo ditë

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka deklaruar se përkrahja për të sa po shkon e po rritet në këtë komunë.

Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Osmani tha se kjo përkrahje vjen po ashtu nga marrëveshja e arritur mes LDK-së me PDK-në, Nismën dhe LE-në për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Çdo ditë e më tepër po rritet përkrahja për mua si kandidat, e në mënyrë të veçantë pas marrëveshjes që kemi me Partinë Demokratike të Kosovës, me Nismën dhe me Liberalët Egjiptian. Jemi bërë bashkë si koalicion i madh i qytetarëve që këtë proces ta përmbyllim ditën e diel”, tha Osmani.

Tutje, Osmani foli rreth projekteve madhore që ai planifikon t’i përmbush nëse arrin të bëhet kryetar i Fushë Kosovës.

Ndryshe, më 9 nëntor, Osmani garon kundër Valon Prebrezës së VV-së për të parin e kësaj komune.

Të ngjashme

Të fundit