28.8 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Gara për Prishtinën, Maloku: Kemi provuar LVV-në dhe LDK-në, kemi pasur kunja dhe bërllok

- Advertisement -

Politologu, Albinot Maloku duke folur për garën për udhëheqjen e Prishtinës pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ka thënë se duhet të ketë ndryshime.

Sipas tij, dy partitë të cilat llogariten si kryesoret në këtë garë, LDK dhe LVV nuk kanë bërë sa duhet.

Madje, ai thotë se gjatë qeverisjes së tyre ka pas kunja dhe bërllok.

“Kemi provua të dy situatat këto që po provohen me u paraqit si dy mundësi kryesore Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, i kemi provu të dyja dhe kemi pas kunja në të parin, bërllok në të dytin dhe për rrjedodhjë unë konsideroj që duhet me pas ndryshim, dhe ndryshimi është këtu është prezent”, ka thënë Maloku në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Maloku ka thënë se do të preferonte që Prishtina të udhëhiqet nga një grua.

Të ngjashme

Të fundit