18.3 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Gara për drejtor të RTK-së, Spahiu e krahason veten me komandantin legjendar: Po sakrifikoj, siç ka bërë Adem Jashari, kur u sakrifikua për liri

- Advertisement -

Analisti Nexhmedin Spahiu pretendon se ka bërë sakrificë të madhe që ka kandiduar për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Madje, ai ka thënë se sakrifica e tij është e përmasave të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes se tij, që kanë vdekur për liri të Kosovës në vitin 1998.

Në emisionin e mëngjesit “dita e re” në “Kanal 10”, Spahiu ka thënë se me këtë veprim po e bën detyrën e tij.

Detyrën time si qytetar i këtij vendi, si patrioti i këtij vendi, po e kryej me vet faktin që po ofrohem. Nuk po ofrohem këtu për të marrë shpërblim, po ofrohem me sakrifiku. Po konsideroj të njëjtën gjë siç e ka bërë Adem Jashari kur u sakrifikuar për lirinë e atdheut”, ka thënë Spahiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit