13.2 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Gara në Prishtinë, Sejdiu: Dy lloj fushatash, një që flet për 10-vjeçar dhe e Uranit që flet konkretisht

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se interesimi i kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, nuk është të fitojë në Prishtinë dhe ky interes s’ka qenë as në vitin 2021.

Sejdiu tha se VV-ja nuk ka burime njerëzore për të qeverisur në Prishtinë dhe sipas tij, tash nuk ka as kuadro për të qeverisur.

“Vetëvendosja është e zhveshur komplet prej kuadrove e edhe ata pak njerëz që e kanë pasur pak kredibilitet kanë ecur për arsye të ndryshme. Edhe po të kishte strukturë në terren, nuk ka për kë të garoj”.

“Ka momente që më shtynë të mendoj se gara e Prishtinës sivjet është edhe interesante por edhe garë që do të jetë mes dy llojeve të fushatave, një lloj që flet për vizione e për 10-vjeçar dhe Uranin që flet për punë konkrete, për punë të matshme”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Çeku në vitin 2021 ka qenë në Prizren kandidat për deputet e sot kandidon për komunë të Prishtinës, teksa Uran Ismaili nuk flet për gjëra të tjera por vetëm për gjëra konkrete, të prekshme dhe të matshme.

“Urani nuk flet për diçka tjetër përveç për gjëra konkrete, të prekshme, të matshme. Vetëvendosja nuk është organizatë që ndërton profile për zgjedhje lokale dhe nuk investohet në atë drejtim fare pasi kjo i shkakton telashe serioze Albinit. Rasti më konkret është Shpend Ahmeti”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit