Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza po synon të arrijë marrëveshje edhe me PDK-në, pas koalicionit me AAK-në ditë më parë.
Ai ka bërë të ditur se këto ditë do të zhvillojë takim me kandidatin e PDK-së për të parin e kësaj komune, Rrahim Tërnava, njofton Klankosova.tv.
“Unë i kam ftuar të gjithë kandidatët që kanë garuar për një takim. Me kandidaten e AAK-së veçse jemi dakorduar për të vazhduar së bashku, pres edhe bashkëpunim nga ana e kandidatëve të tjerë, gara është hapur dhe është përcaktuar dhe opozita ka marrë shumicën e votave. Me kandidatin e PDK-së kemi pasur komunikim, por në ditët në vazhdim pres një komunikim tamam zyrtar, sot ose nesër pres me u taku me kandidatin e PDK-së”, ka thënë Prebreza në një prononcim për Indeks Online.
Pas koalicionit të VV-së me AAK-në në Fushë Kosovë, dje në Vushtrri u arrit një marrëveshje mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, derisa sot po ashtu në Fushë Kosovë, Besnik Osmani i LDK-së bëri koalicion me Nismën.