-8.7 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Gara brenda LDK-së, Ukshini: Fituesi mos ta përjashtojë palën humbëse

- Advertisement -

Më 31 janar, Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

Aty, kryetari Lumir Abdixhiku, pritet ta ofrojë dorëheqjen e tij para delegatëve të cilët presin ta pranojnë ose refuzojnë dorëheqjen e tij.

Por, sot që në mëngjes, ndodhi një zhvillim goxha interesante në këtë subjekt.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, paraqiti kandidaturën e tij, për të parin e kësaj partie.

Kjo temë u diskutua edhe në Info Magazine në Klan Kosova, bashkë me ish-diplomatin Sylë Ukshini.

Ukshini deklaroi se varësisht se kush do të jetë kryetar i LDK-së, nuk duhet ta përjashtojë palën humbëse.

“Duhet të shihet si një palë që mund t’i bashkohet një vizioni të elitës së re, sepse ajo pastaj e parcializon partinë kur të instalohet garda e brendshme dhe ne e kemi parë opozitën në përgjithësi nuk ka qenë kohezive as në relacionin ndërpartiak e as brenda partiak. Dhe unë mendoj që këtu pastaj VV-ja e ka ndëshkuar”, deklaroi Ukshini në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit