Instituti GAP ka bërë të ditur se urdhri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, do t’i prek rreth 18 projekte aktive në vend.
Sipas GAP-it, projektet që do të preken në Kosovë e që janë aktive, janë të financuara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.
“Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile”, thuhet në njoftimin e GAP-it.
Vlera e 18 projekteve që tashmë janë pezulluar, sipas GAP-it, kapin vlerën e 156 milionë e 591 mijë dollarëve.