8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Gantz paralajmëron se do të tërhiqet nga qeveria izraelite

- Advertisement -

Ish-ministri izraelit i mbrojtjes dhe anëtari i kabinetit të luftës, Benny Gantz po kërkon që kabineti të parashtrojë një plan për luftën kundër Hamasit deri më 8 qershor.

Në një fjalim në qytetin Ramat Gan të shtunën mbrëma, Gantz paralajmëroi se nëse kërkesat e tij nuk plotësohen, ai do të tërhiqet nga qeveria, raporton CNN.

Ai tha se plani duhet të eliminojë Hamasin, të kthejë pengjet, të krijojë një qeveri alternative në Rrip, të kthejë banorët izraelitë në veri të Izraelit dhe të krijojë një plan për të bërë përparim në normalizimin me Arabinë Saudite.

Gantz tha se kryeministri, Benjamin Netanyahu duhet të zgjedhë midis “fitores dhe fatkeqësisë” ndërsa lëshoi ​​ultimatumin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit