Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar një foto të tyre bashkë.

“Liri për Çlirimtarët!”, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë se trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me Mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e kishte dorëzuar këtë Mocion më 12 qershor ndërkaq kundërpërgjigja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shkuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.

Seanca për vendimin më të rëndësishëm pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe dëshmitarëve nga Prokuroria, do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit dhe pritet që gjatë ditës të vazhdohet tutje me procesin, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave