Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas “rihapjes së tuneleve” ë një pjesë të linjës hekurudhore Han i Elezit – Fushë Kosovë.
Ajo ka thënë se Kurti është “mashtrues në aksion”.
“Ske nevoje me qene fare inzhinier i ndertimtarise apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu qe ky tunel është në fazen fillestare të punimeve. Armaturat jasht betonit, rrjedha e ujit qe shihet ne tunel, mungesa e ndriqimit, mungesa e murit ne hyrje te tunelit jane vetem disa elemente qe shihen kjarte dhe te bijnë ne perfundim se inagurimi është i parakoheshem.” – ka shtuar ajo.
Postimi i plotë:
MASHTRUESI NE AKSION!
Albin Kurti s’paska dite cka me rrejt sot dhe paska dale me inauguru rihapjen e tuneleve si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.
Ske nevoje me qene fare inzhinier i ndertimtarise apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu qe ky tunel është në fazen fillestare të punimeve. Armaturat jasht betonit, rrjedha e ujit qe shihet ne tunel, mungesa e ndriqimit, mungesa e murit ne hyrje te tunelit jane vetem disa elemente qe shihen kjarte dhe te bijnë ne perfundim se inagurimi është i parakoheshem.
Cka e ka kaq per ngutë MASHTRUESI vetem ai e di.