27.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Ganimete Musliu: I thashë Avni Deharit, ose flasim të gjithë ose s’flet as ti

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur sot në FRONTAL të T7 për ngjarjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u përplasë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, shkruan Express.

Musliu ka thënë se pasi Dehari ia ka ndërprerë fjalën, kishte shkuar tek mikrofoni i tij për të vazhduar fjalën, gjë që iu pamundësua.

Ajo ka treguar se pas veprimeve të Deharit, i kishte thënë këtij të fundit se ose do të flasin të gjithë ose s’do të flasë as ai.

“Ju luta që të mos ma ndalë mikfrononin. Kur e pash arrogancën e tij, tentova me folë nga mikrofoni I tij. Dhe i thash, ose kemi me folë të gjithë, ose s’ke me folë as ti”, ka thënë Musliu.

Të ngjashme

Të fundit