24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Ganimete Musliu i rikthehet fuqishëm aktiviteteve

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së , Ganimete Musliu, pas një intervenimi që ka pasur në zemër i është kthyer fuqishëm.

Musliu, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se këtë të dielë ka vizituar një grup të rinjësh nga Rezalla.

“Çdo ditë e re më sjell  nga një befasi më të bukur se dita që lë pas.  Sot, këtë të diele të ngrohtë maji më erdhen për të më vizituar një grup të rinjësh nga Rezalla.  Secili prej tyre transmetonte mirësi njerëzore dhe dashuri për vendin e tyre.

Secili prej tyre rrezatonte edukatë të lartë qytetare si rezultat të edukatës familjare sepse dihet që Rezalla qëndron lartë si fshat në Komunën e Skenderajt.  Rezalla brez pas brezi është shquar dhe këta djem janë një dëshmi e fortë për bujarinë, intelektin dhe traditën e Rezallës së bukur.

Bashkë me ne sot ishte edhe asambleisti Fikret Rexhepi i shoqëruar nga të aferm të tij. Ju jam përjetë mirënjohëse dhe nga zemra ju uroj fat, shëndet dhe të gjitha të mirat.

Djem ju pafsha sa më lartë”, ka shkruar Musliu në postim.

Kujtomë që Musliu para disa muajsh ishte në Gjermani për trajtim mjekësor, pasi ju shfaqen disa probleme në zemër.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit