10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ganimete Musliu i bën thirrje mërgatës: Mos ja harroni dështimet Albin rrencit

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka bërë thirrje mërgatës që mos të ia harrojë siç e quan ajo mospunët e kryeministrit Kurti.

Me një status në Facebook, Musliu ka përmendur disa nga dështimet e Kurtit, siç pretendon ajo.

“Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend:
Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit.
Për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare.
Mbani mend se, në Politikën e brendshme:
📍Kosova pati zero zhvillim ekonomik
📍Kosova pati rritje të vazhdueshme të çmimeve
📍Kosova nuk pati rritje të pagave
📍Kosova pati zero zhvillim në shendetësi
📍Kosova pati zero zhvillim në drejtësi
📍Kosova pati zero zhvillim në arsim
📍Kosova pati zero zhvillim në infrastrukturë (me përjashtim të urës së famshme në Saradran)
📍Kosovën e braktisën qindra mijëra qytetarë
📍Kosovës iu vodhën rezervat shtetërore
📍Qeveria shkeli dhjetra herë kushtetutën e vendit.
📍Qeveria e legalizoi krimin e organizuar, korrupcionin dhe vjedhjen e parasë publike
Në Politikën e Jashtme:
📍Kosova pësoi shkatërrim të Diplomacisë duke e zhbërë pothuajse në tërësi politikën e jashtme.
📍Kosova katër vjet nuk pranoi asnjë njohje.
📍Kosova për katër vjet nuk u antarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare.
📍 Kosova u manovrua nën sanksione të BE-së.
📍Kosova i përkeqësoi marrdhëniet me SHBA-të.
📍Për herë të parë, nga Serbia në OKB u falenderua Ministrja e jashtme për bashkëpunim kundër UÇK-së.
📍Kosova u bë gaz i botës.
Dhe mbi të gjitha, mbani mend që minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër.
Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet” shkruan Kurti në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit