Surprizat e “Vëllait të Madh” duket të kenë qenë të shumta në numër.
Kësisoj, në spektaklin Prime të hënën, shtëpisë së Big Brother VIP Kosova iu shtua edhe një banore e re.
Bëhet fjalë për këngëtaren, Ganimete Abazi, e cila është banorja më e re që iu bashkua kastit VIP së Big Brother Kosova.
“Ganja është me punën dhe muzikën, me ata që me vite më kanë mbajtur në skenë, adhuruesit e mi që më të vërtetë më duan dhe i dua. Jam e përmbushur në jetë, kështu që edhe profesioni më mbush akoma më shumë, sepse me anë të tij dhuroj dashuri. Jam aq modeste, saqë ndonjëherë ndjehem keq kur flas për veten time”, ka thënë Ganja pos tjerash, në video klipin prezantues.