Gani Gërmia ishte prezent në prime’in e së hënës në spektaklin e Big Brother VIP Kosova, për të folur për herë të parë pas largimit nga shtëpia.
Humoristi ironizoi me Santianën, duke i thënë se nëna e tij i dërgoi të fala.
“Të fala ke nga nëna ime që e ke sharë”, tha Gania.
Santiana u habit pas kësaj deklarate të Ganisë dhe e mohoi se ka thënë një gjë të tillë.
“Unë të kam sharë me rob ty?”, reagoi modelja.
Së fundmi, Gania ka publikuar në Instagram një video, e cila tregon momentin kur Santiana e kishte sharë Ganinë me familje.