Gani Sejdiu është trajneri i radhës që është mbetur pa punë. Pas Vushtrrisë e Drenicës, është Phoenix që ka ndërprerë bashkëpunimin me traneri.
Sejdiu dhe skuadra nga Liga e Parë i kanë ndarë rrugët e tyre.
“Bashkëpunimi është ndëprerë me iniciativën time sepse klubi ka qenë shumë korrekt, por duke parë që nuk po arrijmë të formojmë një ekip siç duam dhe konkurrues, konsideroj se nuk është në interesin tonë të vazhdojmë dhe mora iniciativë të ndërpres bashkëpunimin. Duke falenderuar të gjithë akterët e klubit për gjithë atë kohë të mrekullueshme të kaluar së bashku, si dhe drejtuesit e klubit për korrektësinë e tyre në të gjitha aspektet, gjë që rrallë haset në klubet tona. Suksese dhe vetem suksese për FC Phoneix”, ka deklaruar Sejdiu për GazetaBlic.
Kujtojmë që trajneri Sejdiu ka udhëhequr disa nga skuadrat më të mëdha të futbollit tonë dhe është një emër shumë i respektuar.