Ish-ambasadori Gjergj Dedaj është duke u marrë në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq.
Aty Dedaj dëshmoi për vizitën e tij në Çirez gjatë kohës së luftës, shkruan lajmi.net.
Ai tha se personi i parë që ka takuar aty është Gani Koci. Tutje, në përgjigjet e tij ai mohoi se dikush nga delegacioni i tij është keqtrajtuar fizikisht.
Pjesë nga biseda mes avokatit Luka Misetiq dhe Gjergj Dedaj:
Avokati: Gani Koci ishte personi i parë që u fut në këto zyre?
Dedaj: Fillimisht, Gani Kocin e kam njoftë prej Prishtine, se ai ka qenë zyrtar i LDK-së. Ka pas edhe polemika se kanë bisedu me tone të larta.
Avokati: Gani Koci ju tha që të prisni që të vijë dikush tjetër?
Dedaj: Është personi i parë që e kemi taku në Çirez nga UÇK-ja.
Avokati: Gjatë kohës që ishe në atë dhomë, a ishte e drejtë të themi se nuk morët asnjë kërcënim në atë dhomë?
Dedaj: Asnjë kërcënim. Janë sjellë shumë korrekt. E kam thënë edhe në Zërin e Amerikës.
Avokati: Fizikisht, a u keqtrajtua dikush në zyrën në Çirez?
Dedaj: As nuk e ka ngritë zërin dikush bile.
Avokati: Askush nuk u rrah apo qëllua me armë?
Dedaj: Asnjëherë.
Avokati: A i vendosi dikush armën në gojë, ndokujt?
Dedaj: Asnjë armë, as nuk e kanë ekspozu një armë, e le ma me afru te goja. Nuk u ba fjalë aty për armë, as për dhunë.
Avokati: Kush ua mori leternjoftimët?
Dedaj: Ju e dini që kam fol se kush, personi numër 1