Gani Gërmia dhe Ylli Dervishi kanë bërë një debat me njëri-tjetrin pas spektaklit të së hënës.
Gazetari e humoristi shqiptar e quajti Bucin gënjeshtar, pasi e tradhtoi në një rast.
Kur Ylli e pyeti Ganiun se pse e nominoi edhe kur ka thënë se s’do ta bënte më, ai tha se nuk është e vërtetë.
“Ma rrenc, ma i pabesë se ti nuk ka”, i tha Ganiu, Yllit.
Përplasja e tyre vijoi marrë parasysh që të njëjtit kanë pasur debate që nga fillimi i spektaklit.
Në nominim këtë javë janë shtatë banorë, përfshirë: Bucin, Ganinë, Azemin, Kaderin, Blerandon dhe Bleron.
E fundit që u largua nga ky format dhe la garën për 200 mijë është Monika Salihu.