Në Gjykatën Speciale po dëshmon Fadil Geci, vëllau i Gani Gecit.
Temë qëndrore e marrjes në pyetje të Fadilit, ishte komunikata 59, shkruan lajmi.net.
Ai u pyet edhe njëherë për një deklaratë të Rexhep Selimit ku e akuzonte Gani Gecin si vrasës të Abedin Rexhës, Sandokanit.
Gjithashtu, u pyet edhe për një deklaratë të Selimit ku ai e quante “vrasës serik” Gani Gecin në vitin 2016.
Pjesë nga biseda:
Fadil Geci: Ky i ka fol fjalët e Hashimit. Këtë e ka konfirmu djali i mixhës së tij, Sylejman Selimi.
Avokati: Baza e vetme e juaj është mendimi, apo supozimi se Hashim Thaçi e ka shkruar komunikatën 59?
Fadil Geci: S’ka me bisedu ma kush e ka shkru, e ka shkru Hashim Thaçi.
Avokati: Rexhep Selimi e ka quajtur vëllaun tuaj, vrasës serial. Vëllau juaj ka qenë i dënuar për vrasje, edhe sot e kësaj dite ka qenë i dënuar për vrasje.
Fadil Geci: Ganiut i kanë ndodh do raste të improvizume, ka vepru në vetëmbrojtje nga ky grup i këtij njeri që është këtu sot.
Avokati: Vëllau juaj është dënuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. Pra ai është dënuar për vrasje dhe ti u përgjigje që po dhe zoti Selimi këtë e thekson në vitin 2016. Në atë kohë, e ke ditur që zoti Selimi dhe zoti Geci kanë marrëdhënie armiqësore.
Fadil Geci: Rexhep Selimi ka gabu. Osht mirë me dalë me kërku falje. Është gabim i tij. U kanë idhnushëm. O mirë me dalë me thanë kom menu po s’o qashtu.
Avokati: Sa i takon zotit Krasniqi në librin e vet thotë se Abedin Rexha është vrarë nga duart e një krimineli të pabesë e tradhtarë.
Fadil Geci: Kurgjo tjetër s’kom prit prej këtij grupi. Këta e kanë thanë një rrenë me na hek prej organizimi. Do e kanë pa që kanë gabu. Jakup Krasniqi ka shkru të pavërteta. Ka thanë eliminimin ma eminent të LDK-së. Ai i ka menu do njerëz që s’e kanë marrë asnjë votë në fshat të vetin.
Avokati: Vëllau juaj ka pas mosmarrëveshje me Fatmirë Limën apo jo?
Fadil Geci: Gjithkush i LPK-së u kanë kundër vëllezërve Geci. Ai që e ka shkru komunikatën 59 nuk do t’ia falë histori.