Home Lajme Gani Geci lirohet nesër, familja bën thirrje që miqtë ta presin para burgut të Smrekonicës

Gani Geci lirohet nesër, familja bën thirrje që miqtë ta presin para burgut të Smrekonicës

0
Gani Geci lirohet nesër, familja bën thirrje që miqtë ta presin para burgut të Smrekonicës

Gani Geci, i dënuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, do të lirohet nesër.

Ish-deputeti i LDK-së pritet të lirohet nesër në orën 16:00.

“Ftojmë të gjithë miqtë tanë që dëshirojnë ta presin Gani Gecin të na bashkohen në orën 15:40 para burgut të Smrekonicës, në Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Ai akuzohet se në gusht të vitit 2014 në ballkonin e kafeterisë “N’Qosh”, e kishte privuar nga jeta, Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.

Exit mobile version