Gani Geci, i dënuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, do të lirohet nesër.
Ish-deputeti i LDK-së pritet të lirohet nesër në orën 16:00.
“Ftojmë të gjithë miqtë tanë që dëshirojnë ta presin Gani Gecin të na bashkohen në orën 15:40 para burgut të Smrekonicës, në Vushtrri”, thuhet në njoftim.
Ai akuzohet se në gusht të vitit 2014 në ballkonin e kafeterisë “N’Qosh”, e kishte privuar nga jeta, Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.