7.9 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Gallapeni: Këto dy ndeshje janë jetike – duam të shkruajmë histori për Kosovën

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës edhe ditën e sotme ka stërvitur me intenzitet të lartë para ndeshjes vendimtare për kualifikimet në Botëror kundër Sllovenisë.

Pas stërvitjes, mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, ka folur për mediat, duke thënë se skuadra është e vetëdijshme për rëndësinë e këtyre përballjeve dhe se ekipi do të japë gjithçka në fushë për të arritur një sukses historik.

“Sot ishte dita e katërt e stërvitjes dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Sllovenisë. Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrë perfekte. Këto dy ndeshje janë jetike për kombëtaren. Është një motiv shtesë për t’i luajtur, sepse e dimë se nëse i fitojmë do të arrijmë diçka historike për Kosovën. Sllovenia është një ekip shumë kompakt në mbrojtje, por edhe atyre u duhen tri pikët – po ashtu edhe ne shkojmë për tri pikë, kështu që shpresoj se do të jetë një lojë e hapur”, – tha Gallapeni.

Kosova pritet ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore të premten paradite, përpara nisjes drejt Lubjanës, aty ku Dardanët do të kërkojnë fitoren që do t’i mbante gjallë ëndrrat për kualifikim në Botërorin 2026.

Të ngjashme

Të fundit