Home Auto-Tech Teknologji Galaxy S24 nuk ka peshë më të vogël sesa Galaxy S23 pavarësisht përdorimit të titanit

Galaxy S24 nuk ka peshë më të vogël sesa Galaxy S23 pavarësisht përdorimit të titanit

0
Galaxy S24 nuk ka peshë më të vogël sesa Galaxy S23 pavarësisht përdorimit të titanit

Titani është një material shumë më i lehtë sesa çeliku, prandaj iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max peshojnë më pak sesa iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Megjithatë e njëjta situatë nuk është përsëritur me Galaxy S24 krahasuar me Galaxy S23 edhe pse Samsung ka kaluar në titanit për të parin.

Duke parë në diferencën e peshës mes Galaxy S24 Ultra dhe Galaxy S23 Ultra, modeli i vitit të kaluar peshon vetëm 1 gram më tepër sesa pasardhësi.

Flagshipi i ri i Samsung ka një peshë prej 232 gram dhe përdorimi i titanit nuk ka sjell asnjë përfitim në këtë drejtim por në të njëjtën kohë rriti çmimin me 100 dollarë.

Ende blerësit dhe konsumatorët potencialë mund të argumentojnë se ngjyrat e smartfonëve të rinj janë të mrekullueshme. Raportuar nga Sammobile, diferenca e papërfillshme në peshë vjen si rezultat i Samsung që ka përdorur alumin në Galaxy S23 Ultra, i cili është më i lehtë se çeliku i aplikuar nga Apple në iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Exit mobile version