Mesa duket Samsung do të prezantojë linjën e re të smartfonëve Galaxy S23 më 1 Shkurt sipas informacioneve të postuara nga uebsajti i Samsung në Kolumbi.
Njoftimi nuk është më në uebsajt, por qëndroi mjaftueshëm sa për të dhënë një ide se kur do të mbahet evenimenti Unpacked dhe të tregojë disa prej momenteve më epike të tij.
Sajti nuk specifikoi se linja S23 do të prezantohet në eveniment, por përmendte regjistrime për Galaxy-n e ri. Faqja tregoi një ndërfaqe të tre kamerave të pasme ngjashëm me linjën S22 edhe pse kësaj here hapësira e kamerës nuk ishte e ngritur.
Sa i takon veçorive të smartfonit, ka pasur spekulime nga më të ndryshmet si kamera 200-megapiksel ndërsa është e sigurte se në zemër të smartfonit të jetë procesorit Snapdragon 8 Gen 2.
Një gjë që mbetet për tu mësuar është nëse Samsung do të përfshijë Snapdragon Satellite. Teknologjia e Qualcomm që po vjen në flagshipët Android të 2023 mundëson komunikim urgjent me tekst pa pasur nevojë për sinjal celular ngjashëm me funksionalitetin e prezantuar nga Apple me iPhone 14. /PCWorld Albanian/