Ndërsa Samsung vijon me lançimin e Android 14, One UI 6 tashmë ka filluar të mbërrijë tek smartfonët buxhetorë si Galaxy A53 dhe Galaxy A14.
Përpara axhendës së parashikuar nga kompania, Galaxy A14 mori përditësimin herët kësaj jave të Android 14. Telefoni debutoi në Janar të 2023 për 199 dollarë dhe fitoi vëmendje për shkak të politikës së përditësimeve të Samsung duke premtuar dy versione madhore Android dhe katër vite përditësime sigurie.
Android 15 do të jetë përditësimi i fundit i Galaxy A14.
Së bashku me të, Samsung po përditëson edhe Galaxy A53. Telefoni i rangut të mesëm të Samsung aktualisht po merr përditësimin në Mbretërinë e Bashkuar raportoi SamMobile ndërsa së shpejti do të zgjerohet në rajone të tjera.
Në fillim të këtij muaji Samsung lançoi One UI 6 bazuar në Android 14 për gjeneratën e re të këtij modeli, Galaxy A54.