-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Galatasaray synon ta blejë Rashicën për 7 milionë euro

- Advertisement -

Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Erden Timur, ka udhëtuar në Angli për t’u takuar me krerët e disa klubeve atje. Një prej klubeve është Norwich City. Timur shpreson ta bindë Norwichin ta shesë Rashicën për 7 milionë euro. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Turqi të enjten.

“Galatasaray është në pritje të transferimit të Milot Rashicës, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në titullin e kampionit. Futbollisti i Kosovës gjithashtu ka zbuluar dëshirën e tij për të qëndruar në Galatasaray. Erden Timur do të ulet me Norwich Cityn me qëllim për ta blerë për 6-7 milionë euro”, shkruan “hurriyet”.

Sulmuesi i krahut, 27-vjeçari Rashica, me klubin e kategorisë së dytë të Anglisë ka kontratë deri në vitin 2025. Futbollisti i Kosovës me fanellën e Galatës në edicionin 2022/2023 shënoi gjashtë gola dhe asistoi shtatë herë në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit