Gatalasaray është afër të sigurojë shërbimet e sulmuesit kosovar Milot Rashica nga Norwich City.
Rashica ishte në top formë edicionin e kaluar, duke fituar edhe një vend në formacionin më të mirë të vitit, si dhe ndihmuar Galatan ta fitojë titullin kampion.
Sidoqoftë, meqenëse ishte huazim pa opsion blerje, kosovari u detyrua të rikthehet te Norwich City por dëshira e madhe raportohet që është gjiganti turk.
Gazetari turk Yagiz Saboncouglu raporton se Galatasaray është duke vazhduar kontaktet me Norwich Cityn, me shpresën që të gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’ në kartonin e lojtarit.
“Galatasaray intensifikoi kontaktet zyrtare me Norwich për të përfunduar transferimin e Milot Rashicës”, shkroi ai.