Mauro Icardi nuk po kalon një moment aq të lumtur të jetës së tij.
Përtej ngjarjeve jashtë fushës së lojës, ku po publikohen detaje nga marrëdhënia e çrregullt që ka jetuar për shumë vite me bashkëshorten e tij, Wanda Nara, tani bëhet i ditur lajmi se klubi i Galatasarayt i ka pezulluar kontratën.
Ikardi është i dëmtuar dhe duhet të qëndrojë disa muaj jashtë fushave të lojës.
Në këtë situatë, klubi turk e ka ftuar në Stamboll përsëri për të diskutuar vazhdimësinë për këtë sezon.
Sipas mediave argjentinase, atij i është bërë e qartë që do t’i pezullohet kontrata për pjesën e mbetur të edicionit, në mënyrë që të përfshihen lojtarë të tjerë në listë për kampionatin, i cili po shkon drejt fazës më të ethshme.
Ai do të vazhdojë të jetë i paguar nga klubi, por nuk mund të aktivizohet me të edhe nëse rikuperohet para fundit të sezonit.
Përtej kësaj, Icardit i është komunikuar që deri në fund të marsit, duhet që t’i ketë dhënë fund udhëtimeve me të dashurën e re, China Suarez dhe të kthehet përfundimisht në Stamboll për të