17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Galatasaray e kontakton Granit Xhakën, për një kalim gjatë verës

- Advertisement -

Galatasaray dhe Granit Xhaka, nuk janë më vetëm spekulime të muajve para afatit kalimtar të verës, por mediat në Turqi, janë të bindura se ka diçka më shumë.

Gazeta turke “Sabah” shkruan se klubi i famshëm turk dhe futbollisti shqiptar kanë vënë kontaktet dhe janë duke negociuar por një kalim gjatë kësaj vere.

32-vjeçari që luan me kampionët e Gjermanisë, Bayer Leverkusen dhe ishte ndër kryesorët n titullin ikonik të farmaceutikëve, vitin e kaluar, po synon një sfidë të re.

Gazeta bazohet në burime brenda klubit verdhekuq, derisa vet lojtari sipas mediumit i ka dhënë sinjale pozitive skuadrës.

pika qendrore e bisedimeve për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere, do të jetë kualifikimi në Ligën e Kampionëve, i vetmi opsion që mund të fus palët n bisedime serioze për një kalim të Xhakës në Turqi.

Mesfushori ka një kontratë valide me Bayerin deri në vitin 2028 dhe aktualisht kartoni i tij vlerësohet 17 milionë euro.

Xhaka, i cili luajti në 45 ndeshje për Bayer Leverkusen këtë sezon, shënoi 2 gola dhe bëri 7 asistime.

Të ngjashme

Të fundit