Galatasaray dhe Athletic Bilbao shënuan fitore sonte në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti turk triumfoi 3:1 ndaj Bodo/Glimt, në kuadër të javës së tretë.
Osimhen shënoi dy gola, kurse Akgun realizoi një për vendasit.
Golin e nderit për suedezët e shënoi Helmersen.
Me këtë fitore, Galatasaray tani ka gjashtë pikë në vendin e 11-të, kurse Bodo/Glimt mbetet me dy pikë në pozitën e 26-të.
Fitore të njëjtë realizoi sot edhe Athletic Bilbao që e mposhti Qarabagun e Azerbajxhanit.
Me këtë fitore, Athletic Bilbao shkon në tri pikë në vendin e 21-të, kurse Qarabag bie në vendin e 10-të me gjashtë pikë.