Regjistruan dy humbje të mëdha njëra pas tjetrës në transferta, por mesa duket ia kanë dalë të “refelektojnë” në kohë.
“Galaktikët” e Real Madrid kanë regjistruar një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të shtune, me djemtë e teknikut Carlo Ancelotti, që arritën të regjistronin fitoren e thellë, 3-0, në transfertën e Girona, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit spanjoll të futbollit, LaLiga.
Sipari i golave u çel që në minutën e 36’-të falë “yllit” anglez Jude Bellingham, ndërsa më tej topin në rrjetë e dërguan Arda Guler e Kylian Mbappe, në minutat 55’ e 62’, për të siguruar triumfin e madh.
Falë këtij rezultati, “Galaktikët” gjiten në kuotën e 36 pikëve dhe tashmë qëndrojnë vetëm 2 pikë pas “Katalanasve” të Barcelona, teksa kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa skuadra e Girona mbetet e palëvizur në vendin e tetë të tabelës, me 22 pikë, pas 16 javëve të para të kampionatit.