Përmbysën gjithçka pas disavantazhit të dyfishtë, ama në fund nuk mund të shpëtonin më shumë se 1 pikë.
“Galaktikët” e Real Madrid janë mjaftuar me vetëm 1 pikë në transfertën e Rayo Vallecano, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit spanjoll të futbollit, LaLiga, me sfidën në “Campo de Futbol de Vallecas”, që u mbyll me rezultatin spektakolar, 3-3.
Lopez e Mumin në minutat 4’ e 36’ i dhanë avantazhin e dyfishtë vendasve, mirëpo golat e Valverde, Jude Bellingham e Rodrygo në minutat 39’, 45’ e 56’ siguruan përmbysjen e “Galakatikëve”, për që zgjati pak pasi vetëm 8 minuta pas golit të brazilianit Palazon barazoi shifrat duke vendosur rezultatin përfundimtar të sfidës.
Falë këtij rezultati “Galaktikët” e Real Madrid ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe mbeten 1 pikë larg “Katalanasve” të Barcelona me të dyja skuadrat që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Rayo Vallecano mbetet në vendin e 13-të me 20 pikë. /abcnews.al/