Kësaj radhe, VV është kapur në aspektin e infrastrukturës dhe rrugët e shtruara nga Qeveritë e kaluara, e që sipas partisë në pushtet, proceset e tenderimit dhe realizimit ishin përcjellë me favorizime e korrupsion të madh.
Kjo parti në videon e publikuar është krenuar me disa rrugë të shtruara në veri, ani pse nuk është parë në terren ndonjë ndryshim infrastrukturor, përveç një ure të shkurtër që kryeministri Kurti e inauguroi me një krenari të paparë.
Por për më shumë, VV ia ka huqur keq edhe emërtimit të fshatit Kijevë në Malishevë. Këtij fshati, ata i referohen Kiev, sikur që quhet kryeqyteti i Ukrainës në versionin rus. Ukrainasit e quajnë kryeqytetin e tyre Kyiv.
https://fb.watch/ifBfPwWF6u/