22.5 C
New York
Friday, November 1, 2024

Buy now

Gabriela e akuzon për dhunë e abuzime: Humba foshnjën se më rrihte edhe shtatzënë, Antony përjashtohet nga Brazili

- Advertisement -

Sulmuesi i Manchester United, Antony, është në një situatë të vështirë pasi ish e dashura Gabriela Cavallin bëri publike denoncimin për dhunë në familje dhe abuzim. Denoncimi i vajzës ndaj sulmuesit të Red Devils është bërë në policinë e Sao Paulos. Sipas DJ dhe influencueses braziliane, Antony ishte protagonist i akteve të ndryshme të dhunës, që e çuan atë në humbjen e foshnjës kur ishte shtatzënë.

Sulmuesi u pezullua nga Seleçao dhe Djajtë e Kuq gjithashtu kanë hapur një hetim për rastin. “Manchester United pranon akuzat e bëra kundër Antony dhe konfirmon se policia po kryen hetimet e nevojshme,” thuhet në një deklaratë. “Në pritje të informacionit më të detajuar, klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm. Si klub, ne po e marrim këtë cështje seriozisht, duke marrë parasysh ndikimin që këto akuza dhe raportet e mëvonshme do të kenë tek të mbijetuarit e abuzimeve”.

Menjëherë pasi u bë denoncimi me akuzat e rënda nga Gabriela Cavallin, Antony u përjashtua nga të grumbulluarit e kombëtares braziliane. Do të jetë Gabriel Jesus i Arsenal që do ta zëvendësojë për ndeshjet kundër Bolivisë në 8 shtator e kundër Perùsë në 12 shtator.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit