Arsenali nuk ka shfrytëzuar humbjen e Liverpoolit, pasi ka pësuar humbje sonte nga Aston Villa, në kuadër të javës së 33-të në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2.
Leon Bailey (84’) dhe Ollie Watkins (87’) realizuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery.
Kjo humbje e “Topçinjve”, por edhe e Liverpoolit, më së shumti i shkoi përshtati Manchester Cityt, që tani është lider në tabelë me 73 pikë.
Arsenali është i dyti me dy pikë më pak, aq sa kanë edhe “Të Kuqtë” në pozitën e tretë.
Ndërkaq, fitorja ishte tejet e rëndësishme për Aston Villan, në garën e tyre për pozitën e katërt.
Skuadra nga Birminghami tani ka 63 pikë.