Tashmë pas xhiros së 33-të, Interi është në pozitë më të volitshme, pasi gjendet në pozitën e katërt, e përcjellur nga Atalanta, Roma e Milani, ku diferenca është dy dhe tre pikë, respektivisht.
Milan – Cremonese
Skuadra e Stefano Piolit dështoi të fitonte sot në shtëpi edhe pse përball kishte vendin e 19-të në Serie A, Cremonese.
Edhe pse dominuan takimin, kuqezinjtë nuk arritën më shumë se një barazim.
Ishte David Okereke që shënoi 13 minuta pa përfunduar takimit, saktësisht në minutën e 77-të për 1:0.
Ndërsa Junior Messias barazoi në minutat shtesë, për t’ia siguruar të paktën një pikë kuqezinjve.
Verona – Inter
Zikaltrit kanë shënuar fitore të thellë te Verona, tani duke bërë një shkëputje të vogël nga pozitat 5, 6 dhe 7.
Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 31-të, kur Gaich shënoi autogol për 1:0.
Vetëm pesë minuta më vonë, ishte Hakan Calhanoglu që shënoi gol të jashtëzakonshëm për 2:0.
Teksa për 3:0 shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
10 minuta pasi filloi pjesa e dytë, gol shënoi edhe Lautaro Martinez, kur pranoi top nga Marcelo Brozovic, për të shënuar gol shumë të bukur për 4:0.
Teksa për rezultatin 5:0 shënoi sërish Dzeko, me golin e tij të dytë në këtë ndeshje, me një goditje shumë teknike.
Për epilogun final shënoi Martinez në minutat shtesë për 6:0.
Lazio – Sassuolo
Lazio me rezultat 2:0 ka fituar ndaj Sassuolos, duke kthyer pozitën e dytë në tabelë.
Golin e pjesës së parë në këtë takim e shënoi Felipe Anderson në minutën e 14-të, teksa më herët në minutën e shtatë një gol iu anulua Immobiles nga VAR.
Ndërsa Toma Basic në minutat shtesë dyfishoi epërsinë.
Monza – Roma
Pasi siguroi mbijetesën në Serie A, skuadra e Berlusconit ia arriti ta ndalë edhe Romën, duke barazuar me rezultat 1:1.
El Shaarawy shënoi për romakët në minutën e 24-të për 1:0. /Nacionale/
Por goli i barazimit nuk vonoi, me Luca Caldirola që shënoi pas asistimit të Rovellas për rezultatin 1:1, që në fund doli të ishte epilogu final i takimit.