Analisti Lirim Mehmetaj është tallur keq me kryeministrin Albin Kurti, i cili sot ka gabuar në zgjidhjen e një detyre të matematikës.
Ai ka bërë me dije se detyra në fjalë ishte shumë e thjeshtë.
Sipas tij, ajo detyrë ishte për nxënës të klasës së gjashtë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se kryeministri i ka citatet gabim edhe në matematikë.
“O pasha besën gjithmonë e kam ditë që ky as matematikë nuk merr vesh bash kurrgjë hiç. Kjo është detyrë e klasës së gjashtë: Ekuacione lineare me një të panjohur. Kurtit i ka dal X-i 5, e në fakt X është 0. Ky citatet në filozofi i ka gabim, interpretimet letrare i ka llom krejt, shkrimin e ka të ndrydhun dhe fjalitë e mbytura e pakuptim. Gjithë e kam ditë se s’ka si me qenë i mirë në matematikë. Ky pos me recitu din. Amater hesapi”, ka shkruar ai.