5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gabimi i dytë që bëri Elseid Hysaj

- Advertisement -

Goli i dytë nga Barrella në ndeshjen Itali-Shqipëri vuri në qendër të kritikave të tifozëve Elsi Hysajn për veprimin e uljes së kokës.

Reagimet e forta në rrjetet sociale kanë hasur kundërpërgjigjen e trajnerëve dhe futbollistëve të tjerë që i kanë dalë në mbrojtje lojtarit të kombëtares.

Trajneri Faruk Sejdini, u shpreh se raste të tilla janë krejt normale sepse ndodh në një fraksion sekondi.

“Si ka mundësi, një futbollist që ka sakrifikuar kaq shumë, ka 10 vjet që luan a ndoshta më shumë, sulmohet?

Ndonjëherë ato janë ndjesi se ti nuk orientohesh dot në atë hapësirë ku je, të duket sikur topi po del jashtë dhe pse ta nxjerr korne, edhe u ul kokën se nuk je orientuar.

Ato janë fraksione të sekondës saqë edhe ne që ishim në stadium, në televizor e pamë me hollësi se çfarë kishte ndodhur se ishte një fraksion që ne na iku, që ishim në stadium dhe s’e pamë”, tha ai.

Pas largimit nga rrjetet sociale, Hysaj u rikthye duke kërkuar falje publike. Këtë veprim, Sejdini e konsideron “gabim të dyfishtë” sepse sipas tij, ishte i panevojshëm.

“Për mua ai pastaj bëri gabimin e dyfishtë. Çfarë lidhjeje ka për “më fal?” Ne kemi luajtur vetë, kemi bërë autogola, kemi humbur gola, të gjithë lojtarët në të gjithë botën, këto janë bashkëudhëtare”, u shpreh trajneri.

Ndërkohë në rrjet, vijon debati por dhe memet e shumta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit