4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

G7: Sanksionet ndaj Rusisë po kanë ndikim masiv

- Advertisement -

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po kanë ndikim të madh në ekonominë ruse, tha të martën ministri gjerman i Financave, teksa grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) po shqyrtojnë masa të tjera ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit ndaj Ukrainës.

Sanksionet “tashmë kanë pasur një ndikim masiv në tregjet e kapitalit dhe në monedhën”, tha ministri gjerman, Christian Lindner, shteti i të cilit e ka presidencën e G7-s.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Ministrat e G7 po takohet për të “këmbyer sugjerime për masat e mëtejme që mund të merren”, tha Lindner, duke shtuar se vendimi për propozimet e paraqitura do të merret në ditët në vijim.

Qëllimi i sanksioneve është të “izolohet Rusia politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht”, tha Lindner. /REL/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit