3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre

- Advertisement -

Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vogël në Mynih të shtunën, duke vendosur maskat e liderëve të G7, ku kërkuan më shumë barazi globale.

“Ne kemi nevojë për veprime konkrete për të përballuar krizat e shumta të kohës sonë”, tha për Associated Press zëdhënësi i Oxfam, Tobias Hauschild, i cili mori pjesë në protestë.

“Kjo do të thotë që G-7 duhet të veprojë menjëherë. Ata duhet të luftojnë urinë, pabarazinë dhe varfërinë”.

Dhjetëra mijëra protestues pritet të mblidhen në Mynih të shtunën, ndërsa G-7 mban mbledhjen e saj vjetore në Alpet bavareze në Gjermani, shkruan AP.

Policia pret të paktën 20,000 protestues të mblidhen në qytetin bavarez, raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Kërkesat e tyre të ndryshme përfshijnë heqjen graduale të lëndëve djegëse fosile, ruajtjen e diversitetit të kafshëve dhe bimëve, drejtësinë sociale në planet dhe një luftë të shtuar kundër urisë.

Udhëheqësit e G-7 – nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia – pritet të mbërrijnë në Gjermani të shtunën pasdite dhe do të trajtojnë çështje të tilla si lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, ndryshimet klimatike, energjia dhe kriza e sigurisë ushqimore e afërt.

Samiti do të zhvillohet në Elmau të Bavarisë nga të dielën deri të martën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit