“Ne mbështesim plotësisht marrëveshjen gjithëpërfshirëse të përshkruar nga Presidenti Biden që do të çonte në një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve, një rritje të madhe dhe të konsiderueshme të ndihmës humanitare për Gazën dhe një fund të qëndrueshëm të krizës, duke siguruar interesat e sigurisë së Izraelit dhe siguria e civilëve në Gaza”.
Kështu thanë krerët e G7 në një deklaratë të lëshuar nga presidenca italiane.
“Ne riafirmojmë mbështetjen tonë për një rrugë të besueshme drejt paqes që çon në një zgjidhje me dy shtete”, vijon deklarata.
“Ne i bëjmë thirrje Hamasit të pranojë këtë marrëveshje, të cilën Izraeli është i gatshëm ta ndjekë dhe u bëjmë thirrje vendeve me ndikim mbi Hamasin të ndihmojnë për të siguruar që ai ta bëjë këtë”.